LajmeRajon

LAJMI FUNDIT: Të hënën në ora 11:00, takimi Kurti-Abdixhiku

Kryeministri Albin Kurti, ka paralajmëruar se nga e hëna do t’i nisë takimet me krerët opozitarë për çështjen e Presidentit.

Siç ka mësuar Klan Kosova, takimi i parë do të jetë ai me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Takimi pritet të mbahet në orën 11:00 në hapësirat e Kuvendit.

Se do të ketë takim mes dy liderëve partiakë, e konfirmoi mbrëmë në Rubikon edhe deputeti nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri.

“Jemi në një rrethanë kur të hënën e ardhshme Abdixhiku do të takohet paradite me Kurtin për të biseduar për procesin e ri për rifillimin e procesit për zgjedhjen e presidentit të vendit”, deklaroi Haziri në Rubikon.

Related Articles

Back to top button
Close
Close