LajmeMaqedoniTopLajm

Arbër Ademi: Si profesor i drejtësisë do të jemë krah studentëve sepse ata nuk kërkojnë asgjë më shumë se atë që u takon

Profesori i fakultetit Juridik pranë Universitetit të Tetovës, Arbër Ademi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka dalur në mbështetje të protestës së thirur nga studentët më 6 Prill duke shënuar se “Si baba i dy fëmijëve që nesër do të jenë studentë, nuk mund të jem indiferent. Sepse ajo që u ndodh studentëve sot, mund t’u ndodhë fëmijëve tanë nesër. Dhe si njeri, nuk mund të hesht përballë padrejtësisë. Prandaj do të jem në krah të studentëve” shkruan Top24

Të hënën, më 6 prill, studentët do të protestojnë për të drejtën e tyre.
Si profesor i tyre, ndihem keq që studentët që i kemi mësuar dhe i mësojmë për drejtësi dhe ligj, sot duhet të protestojnë për drejtësi dhe për zbatim të ligjit.
Si baba i dy fëmijëve që nesër do të jenë studentë, nuk mund të jem indiferent. Sepse ajo që u ndodh studentëve sot, mund t’u ndodhë fëmijëve tanë nesër.
Dhe si njeri, nuk mund të hesht përballë padrejtësisë.
Prandaj do të jem në krah të studentëve.
Sepse ata nuk po kërkojnë asgjë më shumë se atë që u takon.
Ata po kërkojnë drejtësi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close