
Spitali Klinik i Tetovës gjithënjë e më shumë mer një pamje moderne dhe krijon kushte më moderne dhe e gjithë kjo falë angazhimit dhe përkushtimit të drejtorit Erzen Elezi. Gjatë ditës së sotme Elezi pas publikimit të pamjes së hapsirave jashtë spitalit sot ka publikuar pamje nga transformimi rënjësor i repartit të urologjisë, ku tani më ky repart ngjason në një repart modert Europian, shkruan Top24
Të nderuar qytetarë, të dashur pacientë,
Spitali ynë vazhdon me përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve për pacientët përmes investimeve konkrete dhe modernizimit të vazhdueshëm.
Reparti i Urologjisë tashmë është tërësisht i renovuar dhe i përshtatur sipas standardeve bashkëkohore, duke ofruar kushte më të mira si për pacientët, ashtu edhe për personelin shëndetësor.
Nën drejtimin e drejtorit Erzen Elezi, dhe me mbështetjen e drejtorit të Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski, ky repart është pajisur me teknologji moderne, duke përfshirë aparaturë për eho dhe biopsi të prostatës, pajisje për thyerjen e gurëve në veshka, si dhe mjete për trajtimin e kanaleve urinare dhe fshikëzës urinare.
Falë këtyre investimeve, prej disa muajsh po kryhen operacione të vazhdueshme dhe më të komplikuara për sëmundje që më parë nuk janë realizuar në këtë institucion, të cilat tani po kryhen me sukses nga stafi profesional.
Këto zhvillime mundësojnë që pacientët të marrin shërbime cilësore brenda spitalit tonë, pa pasur nevojë për trajtim jashtë vendit.



