
Spitali i Klinik i Tetovës nën menaxhimin e drejtorit Erzen Elezi gjatë ditës së djeshme ka pranuar një donacion nga të rëndësishëm nga mërgimtarët në Zvicër, me prejardhje nga fshati Shemshovë respektivisht dy donatorët Jamin Emini dhe Daut Fazliji. Ky donacion përfshinë ashensor për pacientë me rripa përkatës, karroca invalidore, rollatorë, shtretër spitalorë, paterica si dhe pajisje të tjera përcjellëse, shkruan Top24
“Donacioni përfshin një sërë pajisjesh mjekësore dhe ndihmëse si ashensor për pacientë me rripa përkatës, karroca invalidore, rollatorë, shtretër spitalorë, paterica si dhe pajisje të tjera përcjellëse, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve për pacientët dhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore” tha Elezi.
Drejtori Erzen Elezi ka shprehur mirënjohje të veçantë për këtë gjest human, duke theksuar se kontributet e mërgatës janë një vlerë e madhe për avancimin e sistemit shëndetësor dhe një dëshmi e lidhjes së fortë me vendlindjen.



