LajmeMaqedoni

Merita Asani nga ASH-Sela: Punimet në Koridorin 8 shkaktojnë përmbytje në tokat buqsore te Pallçishtit sa her që ka të reshura

Këshillëtarja e Aleancës për Shqiptarët, Merita Asani nga krahu i Ziadin Selës në komunën e Bogovinës ka ngritur shqetësime rreth punimeve që po zhvillohen në Koridorin 8, pasi sipas saj sa herë që ka të reshura të shiut tokat pjellore të Pallçishtit të poshtëm në këtë pjese përmbyten, shkruan Top24

Ajo thekson se ky shqetësim do të adresohet edhe tek inspektorati komunal sidhe kërkon edhe nga institucionet përkatëse të dalin në terren dhe të verifikojnë gjendjen nga afër.

Unë, Merita Asani nga fshati Pallçisht, këshilltare në Komunën e Bogovinës, dëshiroj të ngre një shqetësim serioz lidhur me punimet e Korridorit 8 që po zhvillohen në zonën tonë.
Sa herë ka reshje shiu, tokat përmbyten dhe shkaktohen dëme, çka ngre dyshime nëse punimet po realizohen sipas standardeve të duhura dhe me masat e nevojshme mbrojtëse.
Për këtë arsye, kërkoj që institucionet përkatëse të dalin në terren dhe të verifikojnë gjendjen nga afër.
Gjë që do ta kerkoj edhe nga inspektoriati komunal.
Ky reagim vjen si obligim ndaj qytetarëve dhe mbrojtjes se pronës dhe interesit publik.

Related Articles

Back to top button
Close
Close