
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sonte ka qëndruar në Shuto Orizare ku ka takuar strukturat e kësaj dege në prag të mbajtjes së kongresit të radhës së ASH-së. Taravari gjatë këtij takimi diskutoi për për zhvillimet politike në vend dhe riorganizimin e strukturave partiake në prag të Kongresit të ASH-së, shkruan Top24
“Gjatë takimit, qytetarët shprehën një numër të madh ankesash ndaj qeverisjes qëndrore, por edhe ndaj qeverisë lokale duke theksuar nevojën për ndryshim, më shumë përgjegjësi dhe përkushtim real.” shkruan Taravari



