
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani përmes një postimi në profilin e tij ka ngritur shqetësime se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka kërkuar analizë zyrtare për ta ulur projektin e autostradës Shkup–Bllacë në rrugë ekspres, ndërkohë që tenderi ekzistues për autostradë mbahet pezull. Paralelisht, po anulohet zyrtarisht lidhja Strugë–Qafë Thanë me Shqipërinë, shkruan Top24
Osmani më tej shton se këto dy vendime në dy pika kyçe nuk janë rastësi. Janë veprime të qëllimshme dhe të hapura për shkëputjen e vendit nga Kosova dhe Shqipëria, në përputhje me logjikën e politikave të “botës serbe”me Vlen-in në rolin e instrumentit të tyre politik, përcjellë Top24



