
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot së bashku me të punësuarit e Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova-Tetovë” dhe administratën komunale organizuan edhe këtë vit aksion për pastrimin e qytetit duke dërguar porosi se së bashku mund të kemi një qytet më të pastër, shkruan Top24
“Së bashku me administratën e Komunës së Tetovës, të punësuarit në NPK, sot organizuam aksionin për pastrimin e qytetit duke dashur kështu që të motivojmë edhe qytetarët që të kujdesen sa më shumë për mjedisin dhe natyrën sepse vetëm në këtë mënyrë mund të kemi një qytet të pastër. Me këtë aktivitet të përbashkët ne synojmë rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit dhe përfshirjen aktive të qytetarëve në pastrimin e hapësirave publike!”, ka shkruar Kasami



