Ndërtesa e Qeverisë “vishet” me flamurin e UÇK-së

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së.

Këshilltarja politike e ushtrueses së detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, Berita Abazi, ka publikuar foton në rrjetet sociale.

Në muret e objektit qeveritar shfaqet flamuri gjigant i UÇK-së përmes një projektori.

Kujtojmë, sot është mbajtur një protestë e madhe gjithëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.