LajmeShowbiz

Kërcënon Irani: Do mbyllim plotësisht Ngushticën e Hormuzit nëse SHBA-të sulmojnë centralet tona bërthamore

Irani ka paralajmëruar se do të mbyllë plotësisht Ngushticën e Hormuzit nëse presidenti amerikan, Donald Trump, zbaton kërcënimet për të goditur infrastrukturën energjetike të vendit.

Paralajmërimi vjen pasi Trump i ka dhënë Iranit një afat prej 48 orësh për të rihapur Ngushticën e Hormuzit për transportin detar, duke kërcënuar me shkatërrimin e infrastrukturës energjetike në të kundërt.

“Ne nuk e kemi nisur luftën dhe nuk do ta nisim, por nëse armiku dëmton centralet tona, do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur vendin dhe interesat e popullit tonë”, thuhet në deklaratë.

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës, dhe çdo mbyllje e saj mund të ketë pasoja të mëdha për tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close