
Pas disa muajsh nga skandali i famshëm i “kiss cam” në koncertin e Coldplay, ish-drejtoresha e burimeve njerëzore, Kristin Cabot, ka folur për herë të parë për incidentin në një intervistë me Oprah Winfrey, ku zbuloi detaje të reja për jetën e saj personale dhe situatën që shpërtheu në rrjetet sociale.
Cabot tha se ish-burri i saj, Andrew Cabot, ishte gjithashtu në të njëjtin koncert atë natë, dhe me shoqërinë e tij.
Siç pohon ajo, gjatë asaj periudhe të dy ishin në fazën e ndarjes nga partnerët e tyre, prandaj ajo nuk e konsideronte sjelljen e tyre problematike.
Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With EarthKeep Watching
Cabot dhe Byron u bënë viral në rrjetet sociale në korrik të vitit të kaluar.
Në video, Cabot u pa në krahët e Byron kur kamera u ndal tek ata, dhe Chris Martin, këngëtari i Coldplay, bëri një shaka për një “romancë të mundshme”./E.K



