
Një avion ushtarak i ushtrisë amerikane është rrëzuar vetëm pak momente më parë.
Incidenti ka ndodhur në hapësirën ajrore të Irakut, ndërsa bëhet fjalë për një avion të furnizimit me karburant i cili ishte i angazhuar në operacionin kundër Iranit.
Komanda Qendrore Amerikane ka njoftuar se kanë nisur operacionet e shpëtimit.
“Dy avionë u përfshinë në incident. Njëri prej avionëve u rrëzua në Irakun perëndimor dhe i dyti u ul në mënyrë të sigurt.”, thuhet në njoftim.
Komanda Qendrore bën të qartë se incidenti nuk ka ndodhur për shkak të ndonjë veprimi armiqësor.
Tv Klan



