
Për ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, Arta Bilali-Zendeli nga BDI pati kritika të vazhdueshme, ndërkohë që pyeti se sa herë përmendet kuota etnike dhe sa sanksione përmban ai ligj që siç tha, pas kësaj do të jetë rehat ajo dhe qytetarët. Tutje, Bilali- Zendeli tha se tha se është e turpshme se si VLEN ka përpiluar një ligj të tillë pa kuota etinike, duke shtuar se balancuesi është zëvendësuar me zero.
Driton Sulejmani nga VLEN tha se ligji për përfaqësim të drejtë ende nuk është miratuar, por si premtim parazgjedhor i koalicionit është në proces të realizimit duke njoftuar se ka kaluar një draft-version në Qeveri. Sulejmani tha se është një ligj shumë i rëndësishëm dhe për këtë do të ketë edhe debat publik. Sulejmani tha s e me këtë ligj do të garantohet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, që siç tha, për dallim nga balancuesi, do të jetë i patjetërsueshëm të zbatohet,



