LajmeMaqedoni

Kasami: Rruga Llacë – Sellcë – Vicë tashmë është e asfaltuar dhe me standard cilësor

Rruga Llacë – Sellcë – Vicë në Tetovë tashmë është asfaltuar dhe është përmirësuar me standard cilësor, falë një investimi prej mbi 18 milionë denarësh nga buxheti i Komunës së Tetovës.

Në kuadër të projektit janë asfaltuar rreth 9.000 metra katrorë rrugë, ndërsa janë vendosur edhe 1.543 metra anësore mbrojtëse për rritjen e sigurisë së pjesëmarrësve në komunikacion. Gjithashtu, përgjatë gjithë rrugës është duke u vendosur ndriçimi publik.

Punimet kanë përfshirë edhe zgjerimin e rrugës, vendosjen e 40 kandelabrave LED, vijëzimin horizontal si dhe ndërtimin e një muri mbajtës me gjatësi prej 19 metrash.

Ky investim synon të përmirësojë infrastrukturën rrugore dhe të rrisë sigurinë dhe kushtet e qarkullimit për qytetarët e Tetovës dhe banorët e zonës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close