Tjetër skandal shpërthen në futbollin turk. Policia ndalon presidentin e Bordit Qendror të Arbitrave (MHK), Ferhat Gundogdu dhe 6 persona të tjerë për presion ndaj arbitrave dhe falsifikim të dokumentave zyrtare.
Sipas medias turke që iu referohet burimeve gjyqësore, hetimi që po kryhet nga Prokuroria e Përgjithshme në Stamboll e transferuar nga Antalia për mungesë të Juridisksionit, nisën pas shqyrtimit të deklaratave të denoncuesve dhe dëshmitarëve, raportetve të ekspertëve, të dhënare të HTS dhe regjistrave të Bordit për Hetimin e Krimeve Financiare (MASAK).
Dhe në këtë pikë, u kryen verifikime pikërisht ndaj presidentit të MHK, Ferhat Gundogdu, presidentit të Degës së Stambollit të Shoqatës së Arbitrave dhe Vëzhguesve Aktivë të Futbollit të Turqisë, Ferdi Karadoruk, ish-zëvendëspresidentit të MHK-së, Ahmet Sahin, anëtarit të MH, Sebahattin Sahin, dhe ish-anëtarit të MHK-së, Yunus Yildirim.
Në dosjen e hetimit pretendohet se disa arbitra u përjashtuan nga klasifikimi pa një vendim objektiv dhe të arsyetuar, disa nuk u caktuan për ndeshje ose iu reduktuan në mënyrë sistematike detyrat, ndërsa disa arbitrave të tjerë u trajtuan në mënyrë të privilegjuar privilegjuar. Po kështu në dosjen hetimore janë përfshirë edhe pretendimet për ndërhyrje në proceset e vlerësimit me pikë dhe në ato të emërimeve, si dhe se janë bërë ndryshime të parregullta në listat e arbitrave dhe vëzhguesve të viteve 2022 dhe 2024.
Ndaj kësaj ngjarjeje ka reaguar edhe Ministri Turk i Drejtësisë, Akin Gurlek që bëri një deklaratë në lidhje me këtë skandal cili ndër të tjerat deklaroi se përveç ndalimeve u kryen edhe kontrolle te banesat, vendet e punës dhe zyrat e të dyshuarve me urdhër të organeve të drejtësisë.