LajmeMaqedoniTopLajm

234 këshilltar komunal nuk kanë deklaruar pasurinë, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit nis procedurën

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka nisur procedura ndaj 234 këshilltarëve komunalë të zgjedhur nëpër komuna, pasi nuk e kanë përmbushur detyrimin ligjor për dorëzimin e deklaratës për gjendjen pasurore dhe interesat brenda afatit të përcaktuar me ligj.

Siç sqaroi kryetari i Komisionit, Adem Çuçulj, analiza e bërë ka treguar se rreth një e pesta e këshilltarëve në këshillat komunalë nuk e kanë dorëzuar deklaratën e detyrueshme.

Për këshilltarët që nuk do ta paguajnë urdhrin për kundërvajtje brenda afatit prej tetë ditësh, do të iniciohen procedura kundërvajtëse para komisionit kompetent për kundërvajtje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close