
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përshkallëzojnë operacionet ushtarake kundër Iran, duke përfshirë përdorimin e bombave të rënda deri në 2,000 paund.
“Jemi të përgatitur të shkojmë aq larg sa duhet për të pasur sukses. Do të vijë një moment kur ata nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të dorëzohen”, u shpreh ai.
Shefi i Pentagonit shtoi se operacionet aktuale përbëjnë vetëm fazën fillestare të fushatës ushtarake.
“Ky është vetëm fillimi”, tha Hegseth, duke theksuar se SHBA ka kapacitet të përdorë një gamë të gjerë municionesh konvencionale, përfshirë bomba gravitacionale 500-paundëshe, 1,000-paundëshe dhe 2,000-paundëshe kundër objektivave ushtarake.



