LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti për 8 Mars: Rruga drejt barazisë dhe dinjitetit të plotë për gruan nuk është vetëm një synim shoqëror, por një detyrim politik dhe moral

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi ka uruar ditën ndërkombëtare të gruas duke shprehur mirënjohjen dhe respektin më të thellë për të gjitha gratë, për nënat, motrat, bashkëshortet, koleget dhe për çdo grua që me përkushtim, dinjitet dhe guxim kontribuon çdo ditë për familjen, shoqërinë dhe shtetin, shkruan Top24

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, shpreh mirënjohjen dhe respektin më të thellë për të gjitha gratë, për nënat, motrat, bashkëshortet, koleget dhe për çdo grua që me përkushtim, dinjitet dhe guxim kontribuon çdo ditë për familjen, shoqërinë dhe shtetin.
Rruga drejt barazisë dhe dinjitetit të plotë për gruan nuk është vetëm një synim shoqëror, por një detyrim politik dhe moral. Përparimi i një shoqërie matet edhe me vendin që i jep gruas në vendimmarrje, në arsim, në ekonomi dhe në jetën publike.
Ne kemi punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë që gratë të kenë mundësi të barabarta, të jenë pjesë aktive e institucioneve dhe të kenë zërin e tyre aty ku merren vendimet për të ardhmen tonë të përbashkët.
Urime 8 Marsi të gjitha grave!
Respekti dhe mirënjohja për kontributin tuaj janë të përhershme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close