LajmeMaqedoniTopLajm

Pasi ranë nga ndërtesa, ndërrojnë jetë nëna dhe vajza 10 vjeçare në Shkup

Pasditen e sotme në lagjen Karposh të Shkupit, një grua rreth moshës 45-vjeçare dhe një vajzë rreth moshës 10-vjeçare humbën jetën pas rënies nga një ndërtesë banimi.

Sipas informacioneve të fundit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në bulevardin “Mitropolit Teodosij Gologanov”, ku viktimat kanë rënë nga ballkoni i katit të gjashtë.

Ekipi i Ndihmës së Shpejtë që mbërriti në vendngjarje konstatoi vdekjen e të dyja personave. Policia dhe prokuroria po kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie që ka tronditur opinionin publik.

Related Articles

Back to top button
Close
Close