LajmeMaqedoni

Isen Shabani kujton 2 marsin e Besëlidhjes së Lezhës

Më 2 mars 1444, në Lezhë, u mbajt Besëlidhja e Lezhës – një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Nën udhëheqjen e Gjergj Kastrioti Skënderbeu, princat shqiptarë u bashkuan përtej dallimeve, duke vënë themelet e një qëndrese të organizuar dhe të lavdishme për mbrojtjen e trojeve dhe identitetit kombëtar.

Me rastin e kësaj date të shënuar, Kryetari i Komuës së Vrapçishtit, Isen Shabani, përkujton me respekt të thellë sakrificën dhe vizionin e të parëve tanë, duke theksuar se fryma e bashkimit dhe solidaritetit mbetet udhërrëfyes për të tashmen dhe të ardhmen.

2 Marsi 1444 shënon Besëlidhjen e Lezhës – moment historik i bashkimit dhe qëndresës shqiptare.
Nën drejtimin e Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u hodhën themelet e unitetit kombëtar.
Nderime përjetë të parëve tanë për sakrificën e tyre të lavdishme. 🇦🇱

Related Articles

Back to top button
Close
Close