LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari: Mobilizim i fuqishëm në Saraj, energji të reja për një të ardhme të fortë të rinisë sonë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari gjatë ditës së sotme  i shoqëruar nga kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani kanë takuar strukturat e degës së Aleancës për Shqiptarët në Saraj ku kanë diskutuar për riorganizimin e ASH-së dhe për forcimin e degës përmes përfshirjes së kuadrove të reja dhe rritjes së komunikimit me anëtarësinë, shkruan Top24

“Takimi me kryesinë e degës së Aleanca për Shqiptarët në Saraj me fokus të veçantë në zhvillimet e fundit politike dhe në procesin e riorganizimit të strukturave partiake.
Gjatë diskutimeve u analizua situata aktuale politike në vend, sfidat me të cilat përballen shqipëtarët, si dhe nevoja për një angazhim më të fuqishëm në terren.
Theks i veçantë iu kushtua forcimit të degës në Saraj, përmes ristrukturimit të nëndegëve, përfshirjes së kuadrove të reja dhe rritjes së komunikimit me anëtarësinë.” shkruan Taravari.

Related Articles

Back to top button
Close
Close