
Skuadra e futbollit Gjilani jep lajmin e keq për futbollistin Hamdi Namani.
Futbollisti do të mungojë për një kohë për shkak të lëndimit, bëhet e ditur nga skuadra gjilanase.
“Sport Club Gjilani njofton se futbollisti Hamdi Namani ka pësuar një lëndim në regjionin e gjurit gjatë ndeshjes ndaj Prishtinës.
Pas kontrolleve dhe ekzaminimeve mjekësore të kryera, është konfirmuar se Namani ka pësuar rupturë të ligamentit medial kolateral (MCL).
Klubi do të vazhdojë ta mbështesë Namanin maksimalisht gjatë procesit të rehabilitimit dhe njëherit i urojmë shërim sa më të shpejtë”, thuhet nga skuadra e Gjilanit.



