LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti në përurimin e librit të Ibish Neziri: “Drejtësia pa Llogaridhënie – Raporti Marty, Dhomat e Specializuara dhe Deformimi i Drejtësisë”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Arbër Ademi morrën pjesë në promovimin e librit “Drejtësia pa Llogaridhënie – Raporti Marty, Dhomat e Specializuara dhe Deformimi i Drejtësisë” të veprimtarit të Ibish Neziri. Ahmeti shkruan se ky libër trajton një temë të ndjeshme dhe me peshë për historinë tonë të afërt, duke analizuar narrativat e ngritura mbi akuza të pabaza dhe të fabrikuara nga Beogradi, të cilat kanë pasur për qëllim njollosjen e luftës dhe të përpjekjeve tona të drejta, shkruan Top24

Ali Ahmeti

Sot mora pjesë në promovimin e librit të mikut tim, veprimtarit dhe autorit Ibish Neziri, “Drejtësia pa Llogaridhënie – Raporti Marty, Dhomat e Specializuara dhe Deformimi i Drejtësisë”, i mbajtur në ambientet e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.
Ky libër trajton një temë të ndjeshme dhe me peshë për historinë tonë të afërt, duke analizuar narrativat e ngritura mbi akuza të pabaza dhe të fabrikuara nga Beogradi, të cilat kanë pasur për qëllim njollosjen e luftës dhe të përpjekjeve tona të drejta.
E vërteta duhet të zbardhet. Drejtësia nuk mund të funksionojë pa llogaridhënie dhe pa standarde të barabarta. Përballë shtrembërimeve dhe padrejtësive, përgjigjja jonë duhet të jetë argumenti, dokumentimi dhe qëndrimi i palëkundur në mbrojtje të së vërtetës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close