
Pas fitores 2-0 ndaj Atalantës, trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac, kërkoi nga skuadra që të përsërisë veten edhe në aktin e kthimit në Champions ndaj Atalantës.
“Duam ta fillojmë ashtu siç e përfunduam ndeshjen e parë. Kemi një avantazh të vogël, por nuk duam të pushojmë mbi dafina. Emre Can dhe Schlotterbeck janë dy liderë, ata do të sjellin shumë energji përpara një jave kaq të rëndësishme (përballja e fundjavës me Bayern)”.



