
Zëvendës ministreja e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri në një postim të saj ka komentuar se 22 linjat e reja ajrore nga aeroporti i Shkupit janë një histori suksesi për vendin tonë duke shtuar më tej se rritja e vazhdueshme e numrit të pasagjerëve në aeroportet tona është dëshmi e besimit, kërkesës dhe politikave të duhura në këtë sektor, shkruan Top24
Transporti ajror po kthehet në një histori suksesi për vendin tonë.
Me hapjen e 22 linjave të reja, vendi ynë është sot më i lidhur se kurrë me destinacione të rëndësishme evropiane.
Rritja e vazhdueshme e numrit të pasagjerëve në aeroportet tona është dëshmi e besimit, kërkesës dhe politikave të duhura në këtë sektor.
Do të vazhdojmë me angazhim maksimal për të krijuar më shumë mundësi për qytetarët, biznesin dhe diasporën tonë.



