
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjatë ditës së sotme nga afër ka inspektuar punimet për asfaltimin e rrugës “Metodija Mitevski” ku përveç asfalltimit në këtë rrugë janë vendosur trotuare të standardizuara dhe ndriçim publik, shkruan Top24
“Në rrugën “Metodija Mitevski” u realizua asfaltimi i rrugës, pas rregullimit dhe standardizimit paraprak të trotuareve. Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës, dhe rritjes së sigurisë për këmbësorët dhe vozitësit.
Punimet nuk ndalen këtu. Si fazë përfundimtare do të vendoset ndriçimi publik, duke e bërë këtë hapësirë më të sigurt dhe më funksionale për të gjithë banorët.” shkruan Mexhiti.



