
Sekretari shtetërorë në Ministrinë për Politikë Sociale Demografi dhe Rini, Fatmir Sabriu në cilësinë e përfaqësuesit të kësaj ministrie morri pjesë në hapjen e trajnimin për ngritjen e kapaciteteve të të rinjve, një nismë e rëndësishme e organizuar nga RYCO (Regional Youth Cooperation Office) dhe organizata HERA, shkruan Top24
Sabriu në fjalën e tij para të pranishmëve theksoi se ” Vendimmarrja nuk është vetëm detyrë e institucioneve, por e çdo qytetari aktiv, veçanërisht e studentëve si zëri më progresiv i shoqërisë. Zhvillimi i rajonit varet drejtpërdrejt nga aftësia dhe gatishmëria e të rinjve për të qenë pjesë aktive e proceseve politike dhe sociale” përcjellë Top24
“Rrjetëzimi mes të rinjve të Ballkanit është çelësi i vetëm për stabilitet, paqe dhe progres afatgjatë.
Mbetemi të përkushtuar që t’u japim të rinjve mjetet dhe hapësirën e duhur që zëri i tyre të dëgjohet me forcë aty ku merren vendimet e rëndësishme” përfundoi Sabriu.



