
Komuna e Gostivarit nën drejtimin e Valbon Limanit ka ndërmarrë një aksion për pastrimin e deponive ilegale brenda teritorit të saj duke ritur njëkohësisht edhe kontrollet përmes inspektoratit komunal. Gjatë ditës së djeshme mkineritë e kompanisë Erpaja Group kanë pastruar deponinë ilegale në fshatin Çegran të kësaj komune duke dhënë një shembull konkret të angazhimit shoqëror dhe bashkëpunimit me institucionet lokale, shkruan Top24
Pastrohet deponia e egër në Çegran
Me qëllim përmirësimin e mjedisit dhe cilësisë së jetës së qytetarëve, Komuna e Gostivari vazhdon të ndërtojë partneritete të qëndrueshme me kompani me përgjegjësi shoqërore.
Kështu, këtyre ditëve, kompania Erpalja Group realizoi pastrimin e një deponie të egër në Çegran, duke dhënë një shembull konkret të angazhimit shoqëror dhe bashkëpunimit me institucionet lokale.
Kompaninë e falënderojmë për kontributin dhe përgjegjësinë e treguar në mbrojtje të mjedisit, ndërsa qytetarët dhe subjektet juridike i ftojmë të jenë më të përgjegjshëm në hedhjen e mbeturinave dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së hapësirave tona të përbashkëta.



