LajmeMaqedoni

Kryetari i komunës së Çashkës, Suat Shaqiri uron muajn e bekuar të Ramazanit

Kryetari i komunës së Çashkës, Suat Shqiri përmes një postimi në profilin e tij në FB  me rastin e fillimit të muajt të shenjtë të Ramazanit ka uruat të gjithë Besimtarët e komunitetit Islam duke uruar që ky muaj i bekuar të sjellë mbarësi, paqe dhe begati në familjet e çdo besimtari dhe vëllai musliman, të jetë një kohë e përkushtimit në lutje dhe ibadete, si dhe një mundësi për forcimin e vlerave më të larta njerëzore, shkruan Top24

“Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ju përcjell urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve muslimanë.
Uroj që ky muaj i bekuar të sjellë mbarësi, paqe dhe begati në familjet e çdo besimtari dhe vëllai musliman, të jetë një kohë e përkushtimit në lutje dhe ibadete, si dhe një mundësi për forcimin e vlerave më të larta njerëzore.
Le të shërbejë Ramazani si një urë bashkimi, mirëkuptimi dhe solidariteti mes nesh. Të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar, sepse vetëm të bashkuar fitojmë dashurinë dhe kënaqësinë e Allahut dhe forcojmë njëri-tjetrin në rrugën e së mirës.
Agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë!” shkruan Shaqiri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close