LajmeMaqedoni

Kryetari i komunës së Tearcës, Daut Memishi uron besimtarët për muajn e bekuar të Ramazanit

Kryetari i komunës së Tearcës, Daut Memishi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar besimtarët për fillimin e muajt të shenjtë të Ramazanit duke shënuar se Ramazani është një periudhë që na kujton vlerat e mirëkuptimit, respektit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit, duke forcuar bashkëjetesën dhe harmoninë në shoqërinë tonë, shkruan Top24

Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, u përcjell urimet më të sinqerta të gjithë besimtarëve myslimanë. Ramazani është muaj i sakrificës, reflektimit, solidaritetit dhe afrimit mes njerëzve. Është një periudhë që na kujton vlerat e mirëkuptimit, respektit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit, duke forcuar bashkëjetesën dhe harmoninë në shoqërinë tonë.
Urojmë që ky muaj i shenjtë t’ju sjellë shëndet, paqe, begati dhe mirësi në çdo familje. Agjërim të lehtë dhe të pranuar! 🌙

Related Articles

Back to top button
Close
Close