LajmeMaqedoni

Bajram Rexhepi: Ajetali Dervishi zgjidhet kryetar nëndege në lagjen Shaip Kamberi

Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Bajram Rexhepi përmes një postimi ka ndarë lajmin për vazhdimin e riorganizimin e degës së BDI-së në Tetovë duke e rizgjedhjur kryetarin e nëndegës së lagjes “Shaip Kamberi”. Rexhepi shkruan se kjo lagje ka një rol të rëndësishëm dhe kësaj lagje do të vazhdoj ti prij një nga aktivistët e devotshëm Ajetali Dervishi, shkruan Top24

Sonte në Shaip Kamberi!
Në një nga nëndegët me rol të veçantë në organizimin tonë, në këtë lagje të vjetër e me bagazh të pasur arsimor dhe intelektual të Tetovës, realizuam takimin e radhës në kuadër të konsolidimit të strukturave partiake të BDI – Dega Tetovë. Ky është një proces që po e zhvillojmë me përkushtim, seriozitet dhe vizion të qartë për të ardhmen.
Ajetali Dervishi, aktivist i kahmotshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, u rizgjodh kryetar i kësaj nëndege. Angazhimi i tij ndër vite është garanci se strukturat tona do të jenë të qëndrueshme dhe të orientuara drejt veprimit konkret në shërbim të qytetarëve.
BDI është familje e madhe politike dhe thesar kombëtar i shqiptarëve në vend. Riorganizimi ynë nënkupton një etape të re që krijon hapësirë për çdo qytetar me ide, vizion dhe përkushtim. Me unitet, me energji të reja dhe me respekt për kontributin e secilit, po ndërtojmë një BDI më të fortë, më të organizuar dhe më pranë qytetarëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close