
Krahas funksionimit si institucione arsimore për arsimin e mesëm të detyrueshëm, nga sot do të mund të validojnë edhe njohuritë dhe aftësitë e popullsisë më të rritur, të fituara përmes mësimit joformal dhe përvojës praktike, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
MASH-i informoi se 19 këshilltarë për arsim joformal dhe mësim nga përvoja dhe 20 vlerësues nga Qendrat rajonale për arsim profesional dhe trajnim në Manastir, Tetovë, Kumanovë, Veles, Ohër, Strumicë dhe Shtip, e përfunduan me sukses trajnimin që gjatë periudhës së kaluar u realizua nga ana e Qendrës për Arsimin e të Rriturve.
Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ata sot morën certifikatat me të cilat do të mund të validojnë njohuritë dhe aftësitë e qytetarëve më të rritur.
Ministrja e Arsimit dhe Shkenëcës, Vesna Janevska theksoi se ky është edhe një dëshmi për funksionimin e suksesshëm të Qendrave rajonale për arsim profesional dhe trajnim.



