
Avokati i popullit, Faton Selami nga data 11 shkurt deri më 13 shkurt ka vizituar qendrat rajonale të avokatit të popullit në gjashtë qytete si në Tetovë, Kërçovë, Manastir, Strumicë, Shtip dhe Kumanovë për tu njohur me personelin dhe kushtet në të cilat ata punojnë, shkruan Top24
AVOKATI I POPULLIT VIZITOI ZYRAT RAJONALE
Avokati i Popullit, M-r. Faton Selami, në periudhën prej 11 deri më 13 shkurt 2026, vizitoi gjashtë zyrat rajonale të institucionit në Tetovë, Kërçovë, Manastir, Strumicë, Shtip dhe Kumanovë, me qëllim që të njihet me të punësuarit e këtyre zyrave, kushtet e punës dhe kapacitetin e tyre kadrovik.
Në këto takime, të punësuarit e njoftuan Avokatin e Popullit për mënyrën e punës sipas parashtresave dhe për problemet me të cilat ballafaqohen në punën e tyre dhe në marrëdhëniet me organet kompetente.



