Këtë fundjavë do të luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë të vazhdojnë momentin e tyre pozitiv në kampionat. Për Gentjan Muçën, pavarësisht pozicionit në tabelë, kjo sfidë nuk e humb kurrë rëndësinë e saj.
“Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, pa marrë parasysh pozicionin ku ndodhen të dyja skuadrat. Është një ndeshje që duhet fituar për shumë arsye”.
Ai mendon se momenti i kthesës për bardheblutë ka qenë largimi i lojtarëve që nuk e kuptuan peshën e historisë së klubit.
“Pika e kthesës e madhe ka qenë largimi i atyre futbollistëve që e fundosën grupin. Pas largimit të tyre, ndodhi afrimi i lojtarëve të rinj”.
Ish-mbrojtësi thotë se kjo sfidë nuk ka favoritë, por gjithçka varet nga prezenca ose jo e Xhixhës.
“Mendoj që Tirana do të ishte favorite absolute, sepse ka bërë ndeshje shumë të mira dhe këtë e konfirmoi kundrejt skuadrës së Elbasanit në kupë”.
Dy ndeshjet e para të sezonit kanë bilanc të barabartë, nga një fitore për secilën skuadër. Derbi do të luhet të dielën në orën 16:30.



