LajmeSport

E KRYER/ Totenhem arrin akordin me ish-trajnerin e Juventusit, por duke menduar menjëherë për pasuesin

Igor Tudor ka pranuar që të jetë trajner i Totenhemit deri në fundin e sezonit. Klubi i Premier Ligë shkarkoi Tomas Frank më herët këtë javë, ndërsa ishte në kërkim të një trajneri të përkohshëm. Akordi është arritur pikërisht me ish-trajnerin e Juventusit.

Te Totenhemi janë dy emra, që do të konsiderohen pas këtij sezoni. Bëhet fjalë për Mauricio Poçetinon që e njeh mjaft mirë klubin si dhe Roberto De Zerbin.

De Zerbi është aktualisht pa ekip, pasi e mbylli me Marsejën. Poçetino ka kontratë me SHBA-në deri në përfundim të Botërorit.

Nuk përjashtohet mundësia, që Tudor të mbetet trajner i Totenhemit. Për këtë duhet të bindë drejtuesit në një periudhë më të shkurtër se katër muaj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close