
Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Liamani në një postim të tij ka kujtuar me dhimbje 7 vjetorin e ngjarjes tragjike të Llaskarcës ku jetën e humbën shumë persona mes të cilëve 16 qytetarë të komunës së Gostivarit. Limani në këtë postim shkruan se kujtimi për ta do të jetë i përjeshtëm, shkruan Top24
13 shkurti ka vulën e një date të trishtë për Gostivarin.
Si sot para 7 vjetësh, ndodhi tragjedia e Llaskarcës ku humbën jetën 16 bashkëqytetarë tanë, të cilët lanë dhimbje në zemrat tona dhe historinë e qytetit tonë.
I përjetëshëm qoftë kujtimi i tyre!



