Lajme
Mexhiti: Sistemi me bashkëkryetar si partia “Guxo” është opsion kreativ

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjatë ditës së sotme para gazetarëve ka folur rreth formimit të VLEN-it duke theksuar se pas vendimit të mbrëmshëm të Lëvizjes Besa është nisur fillimi i bashkimit të VLEN-it dhe ky proces pritet të pasohet nga subjektet tjera. Mexhiti më tej foli edhe për ate se kush do të jetë kryetari i VLEN duke shtuar se po negociohen disa opsione por që për më kreativ është opsioni për bashkëkryetar si që është partia “Guxo” në Kosovë, shkruan Top24



