
Gjatë ditës mediat maqedonase kanë raportuar se këshilltari i kryeministrit Hristjan Mickovski është propozuar për anëtarë të gjykatës kushtetuese ka bërë që të reagoj sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi cili thekson se kjo dëshmon ate që ka paralajmëruar ai se gjykata kushtetuese është kthyer në një mekanizëm parapolitik për ndëshkimin e shqiptarëve, shkruan Top24
“Dhe ende duan të na bindin se Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë na qenka e pavarur dhe profesionale! Këshilltari i Kryeministrit propozohet për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese!”, ka shkruar Ademi.
Nga ana tjetër kujtojmë se gjykata kushtetuese ka hapur shumë lëndë antishqiptare duke përfshirë këtu ligjin për gjuhët, ligjin për regjistim dhe së fundmi edhe iniciativën për rrugët në Tetovë dhe ish rastet e gjykatës së Hagës”



