BotaLajme

Izraeli: Edhe nxitëse e luftës, edhe pjesë e Bordit të Paqes

Izraeli do t’i bashkohet nismës së Presidentit amerikan Donald Trump, të quajtur “Bordi i Paqes”. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë vizitës në Uashington, ku u takua me Presidentin Trump dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Pas diskutimeve me Rubion, Netanyahu njoftoi në rrjetin social “X” se kishte firmosur zyrtarisht anëtarësimin e Izraelit në këtë bord. Ai theksoi se kjo do të forcojë aleancën e pathyeshme me Shtetet e Bashkuara.

“Bordi i Paqes” parashikon krijimin e një force ndërkombëtare stabilizuese në Gaza, ku që prej tetorit ka hyrë në fuqi një armëpushim i brishtë, bazuar në një plan të propozuar nga Presidenti Trump. Sipas planit, bordi do të mbikëqyrë qeverisjen e përkohshme të territorit. Më vonë, Presidenti Trump deklaroi se struktura do të zgjerohej për të adresuar edhe konflikte të tjera globale, me të si kryetar.

Takimi i parë i “Bordit të Paqes” pritet të mbahet më 19 shkurt në Uashington, ku në fokus do të jetë rindërtimi i Gazës dhe hapat për stabilizimin afatgjatë të rajonit. Nga ana tjetër, kjo nismë nuk është mbështetur nga disa vende evropiane, të cilat janë shprehur skeptikë dhe të paqartë lidhur me qëllimet e bordit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close