LajmeMaqedoniTopLajm

Zekolli Shaqiri: Gratë dhe vajzat në shkencë nuk janë vetëm pjesëmarrëse, por edhe nismëtare të ndryshimit

Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, gjatë ditës së djeshme ishte pjesë e panelit të diskutimit për promovimin e grave  të organizuar nga Rrjeti i Grave në Shkencë në bashkëpunim me komunën e Çairit. Zekolli shton se duke mbështetur dhe promovuar gratë në shkencë, ne nuk e fuqizojmë vetëm një individ, por e bëjmë shoqërinë më të drejtë, inovative dhe të barabartë. Kjo është një kujtesë se çdo hap drejt barazisë është një hap drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe të ardhmes së ndritur për të gjithë, shkruan Top24

Gratë dhe vajzat në shkencë nuk janë vetëm pjesëmarrëse, por edhe nismëtare të ndryshimit, burim vizioni dhe pasioni për një të ardhme më të ndritur dhe të barabartë. Sot pata kënaqësinë të marr pjesë në panelin e organizuar nga Rrjeti i Grave në Shkencë, një iniciativë që jo vetëm promovon gratë, por edhe frymëzon brezat e rinj për të ndjekur ëndrrat e tyre në shkencë dhe inovacion.
Një falënderim i veçantë shkon për kryetaren e rrjetit, Elisabeta Bajrami, një mike dhe profesioniste e palodhur, për punën e saj të jashtëzakonshme në mbështetje të zhvillimit të grave dhe vajzave në shkencë. Po ashtu, një falënderim i veçantë për Komunën e Çairit, që e bëri të mundur këtë aktivitet në një ditë kaq të veçantë, duke treguar angazhimin e saj për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në shoqëri.
Së bashku, duke mbështetur dhe promovuar gratë në shkencë, ne nuk e fuqizojmë vetëm një individ, por e bëjmë shoqërinë më të drejtë, inovative dhe të barabartë. Kjo është një kujtesë se çdo hap drejt barazisë është një hap drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe të ardhmes së ndritur për të gjithë.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close