LajmeMaqedoniTopLajm

Izet Mexhiti uron Albin Kurtin për zgjedhjen e qeverisë Kurti 3 dhe zgjedhjen e Albulena Haxhiut

Kryetari i komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti përmes një postimi ka uruar kryeministrin Albin Kurti për zgjedhjen e tij në krye të qeverisë Kurti 3 duke shënuar se “Bashkëpunimi ynë me institucionet e Kosovës ka qenë dhe mbetet i palëkundur. Do të vazhdojmë të qëndrojmë krah njëri tjetrit në rrugën e përbashkët drejt progresit, stabilitetit dhe të ardhmes evropiane”, shkruan Top24

Në prag të 18 vjetorit të Pavarësisë, Kosova sonte hyri në një kapitull të ri me formimin e Qeverisë Kurti 3.
Miku im Albin, urime rizgjedhjen në detyrën e Kryeministrit të Kosovës! Të uroj suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja dhe në avancimin e mëtejmë të shtetit, demokracisë dhe mirëqenies së qytetarëve.
Ndërsa, qytetarëve të Kosovës ju uroj qeverinë e re, me besimin se do të jetë në shërbim të zhvillimit, drejtësisë dhe integrimit euroatlantik.
Uroj gjithashtu znj. Albulena Haxhiu për zgjedhjen si kryeparlamentare duke i dëshiruar suksese në drejtimin e Kuvendit dhe në forcimin e rolit të grave në jetën demokratike të Kosovës.
Bashkëpunimi ynë me institucionet e Kosovës ka qenë dhe mbetet i palëkundur. Do të vazhdojmë të qëndrojmë krah njëri tjetrit në rrugën e përbashkët drejt progresit, stabilitetit dhe të ardhmes evropiane.

Related Articles

Back to top button
Close
Close