LajmeRajon

🔴SPECIALE : Seanca e Kuvendit për votimin e Qeverisë Kurti 3

 

Kurti fillon ekspozenë duke përmendur Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

I mandatuari për kryeministër Albin Kurti, ekspozenë e tij në Kuvend e ka nisur duke thënë se propozimi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar për dënim të ish-krerëve të UÇK-së me nga 45 vjet burgim bie ndesh me të vërtetën dhe mohon kontekstin historik e politik të luftës sonë çlirimtare

Ai ka thënë se seanca për formimin e Qeverisë dhe ajo konstituive e Kuvendit janë mbajtur në orët e vona për shkak të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e Kadri Veselit.

“Kërkesa e prokurorisë për dënimin prej 45 vite burgim për secilin ku përfshihen edhe pretendimet për krime kundër njerëzimit është orvatje që bie ndesh me të vërtetën dhe mohon kontekstin historik e politik të luftës sonë çlirimtare. Qëndrimi i Qeverisë së Republikës që unë drejtoj mbetet i qartë, në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit ndaj popullatës civile shqiptare, ato i ka kryer regjimi i Jugosllavisë së Serbisë nën Millosheviqin. Kjo është e dokumentuar dhe njohur ndërkombëtarësht. Barazimi mes drejtuesve të UÇK-së dhe një regjimi gjenocidal është i paqëndrueshëm”, ka thënë Kurti.

 

Deputetët nisin të mblidhen, pas pak seanca për formimin e Qeverisë

Deputetët e legjislaturës së dhjetë kanë nisur të mblidhen në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Seanca për votimin e Qeverisë është paralajmëruar të filloj në ora 20:00.

Related Articles

Back to top button
Close
Close