
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjatë ditës së sotme ka pritur në takim regjisorin z. Nikolin Gurakuqi dhe drejtorin e Operës, z. Meriton Ferizi. Në një atmosferë të ngrohtë e plot respekt, drejtori Ferizi pranoi mirënjohjen e ndarë nga Komuna e Çairit për kompozitorin Rauf Dhomi, si shenjë falënderimi për veprën dhe gjurmën që ai ka lënë në kulturën shqiptare. Ky takim ishte domethënës, që e lidhi nderimin e ditës me emocionin që do na na bashkojë sonte në skenë, shkruan Top24
Ndryshe sonte nën patronatin e komunës së Çairit përherë të parë do të shfaqet Skena e Operës dhe Baletit Kombëtar në Shkup do të mirëpresë sonte operën e parë kosovare “Goca e Kaçanikut.
Sonte, në skenën e Operës dhe Baletit Kombëtar në Shkup, një histori e lindur nga toka e Kaçanikut vjen për herë të parë para publikut tonë. Është një vepër e kompozuar nga mjeshtri Rauf Dhomi, që buron nga trashëgimia, nga kënga, nga sakrifica dhe nga jeta e shqiptarëve ndër breza. Në këtë mbrëmje me kuptim të veçantë, në nder të pavarësisë së Kosovës, Shkupi do flasë me gjuhën e artit dhe të mbamendjes sonë kolektive.
Kjo mbrëmje mori kuptim që nga orët e para të ditës. Në zyrë pata kënaqësinë të pres regjisorin z. Nikolin Gurakuqi dhe drejtorin e Operës, z. Meriton Ferizi. Në një atmosferë të ngrohtë e plot respekt, drejtori Ferizi pranoi mirënjohjen e ndarë nga Komuna e Çairit për kompozitorin Rauf Dhomi, si shenjë falënderimi për veprën dhe gjurmën që ai ka lënë në kulturën shqiptare. Ky takim ishte domethënës, që e lidhi nderimin e ditës me emocionin që do na na bashkojë sonte në skenë.



