LajmeMaqedoniTopLajm

Faton Ahmeti- Flikovit: Mendësia albanofobe e ytja e sheh barazinë si kërcënim

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi ka reaguar ndaj polemikave të ministrtit Flikov me zëvendëskryeminsitrin Sali rreth debatit për provimin e jurispodencës që kërkohet të mbahet në gjuhën shqipe. Ahmeti në reagimin e tij e ka quajtur Fllikovin një albanofob i cili ka frigë nga barazia, shkruan Top24

Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare me Kushtetutë dhe ligj. Të drejtën nuk ta jep “vullneti politik”, as interpretimi selektiv i nenëve, por realiteti multietnik i këtij shteti.
Të flasësh për reforma, Evropë dhe drejtësi, ndërsa mohon të drejtën e shqiptarëve për trajtim të barabartë, është hipokrizi institucionale.
Problemi nuk është Kushtetuta.
Problemi është frika nga barazia.
Drejtësia nuk dobësohet nga gjuha shqipe.
Dobësohet nga mendësia albanofobe që e sheh barazinë si kërcënim.
Shqiptarët nuk kërkojnë privilegje.
Kërkojnë atë që u takon.

Related Articles

Back to top button
Close
Close