LajmeMaqedoni

Ardian Stafai: Ndryshimet e propozuara pë ligjin për Arsim të Lartë të cilat drejtëpërdrejtë e prekin stafin e ri akademik dhe Autonominë e Universiteteve!

NDRYSHIMET E PROPOZUARA NË LIGJIN PËR ARSIM TË LARTË TË CILAT DREJTËPËRDREJTË E PREKIN STAFIN E RI AKADEMIK DHE AUTONOMINË E UNIVERSITETEVE!
Propozim ndryshimi në Ligjin për Arsimin e Lartë nuk e përfaqëson stafin e ri akademik në universitetet publike, si staf i ri akademik, shprehim pakënaqësi të hapur ndaj një ligji që prodhon pasiguri, pabarazi dhe mbyll dyert për gjeneratat e reja akademike. Pa transparence, pa meritokraci, pa perspektivë.
Një sistem që favorizon struktura të vjetruara dhe hesht zërin e stafit të ri nuk mund të quhet reformë. Është e papranueshme që arsimi i lartë të ndërtohet duke I përjashtuar ata që e mbajnë të gjallë sot dhe nesër shoqërinë. Heshtja nuk është më opsion.
Autonomia universitare duhet mbrojtur dhe forcuar – jo negociuar, është kategori kushtetuese e rendit juridiko politik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Autonomia e universiteteve nuk është privilegj, por parakusht për arsim të lirë, cilësor dhe kritik,
ndërhyrjet politike, vendimmarrja e centralizuar dhe kufizimi i kompetencave institucionale po e zbrazin autonominë universitare nga përmbajtja. Pa autonomi reale nuk ka liri akademike, pa liri akademike nuk ka cilësi, kërkim shkencor dhe zhvillim shoqëror. Universitetet nuk mund të funksionojnë si zgjatime administrative të pushtetit. Ato duhet të jenë hapësira të dijes, debatit dhe mendimit kritik.
Pa autonomi, arsimi i lartë humb misionin e tij.

Related Articles

Back to top button
Close
Close