
Super spektakli i Big Brother Vip Kosova 4 ka nisur me emocione të forta.
Data e finales së madhe zbulohet sonte dhe po pritet me padurim nga banorët, por edhe nga publiku.
Në këtë prime të 25-të, nuk do të mungojnë as përballjet e forta.
Të gjitha mund t’i ndiqni edhe në kanalin zyrtar në Yotutube.
Ludo dhe Klodi po vazhdojnë debatin e tyre, pas përplasjes që kanë pasur këto ditë në shtëpi.
Në bisedat me tone të larta, kishte edhe akuza për ‘gay’.
“Ti smuhesh pa Klodin, po prish çift”, debat mes Elijonës dhe Labit (VIDEO)
Debati i ashpër ka vazhduar mes Elijonës dhe Labinot Rexhës, me këtë të fundit që i tha se “dashuria” ndaj Klodit është për lojë.
Labi e kritikoi Elijonën se po tenton ta ndajë Klodin nga e fejuara, duke i shkuar prapa.
“E ka ofendu edhe Benitës, po i çon kamt, s’po i çon kamt. Si nuk është me Klodin kjo smuhet. Elijonës nuk i pëlqen Klodi por e bën për lojë”, deklaroi Labinoti.
“Shqiptarët duhet me kuptu që ti je tu e prish një çift, Klodin me të fejumen. Çfarëë mesazhi jep ti te vajzat e reja”, tha Labi.
Klodi për ‘martesën’ me Elijonën: S’i kom ra hala pishman
Banori i Big Brother Vip Kosova 4 i cili u marta me Elijonën, në një dasmë për show, edhe pse u tha që ka shumë ndjesi mes tyre, ka thënë disa fjalë për natën e tyre.
Në prime-in që ka nisur sonte, Klodi tha se akoma nuk i ka rënë pishman që vendosi të ‘kurorëzohet’.
Edhe Elijona u shpreh se po ndihet shumë mirë, e madje e pati edhe një kërkesë – dasmën në Big ta kenë në një CD si kujtim. /Klankosova.tv
Komunikimi i parë me banorët është bërë përmes këngës më të re të Xhensila Myrtezaj.
Xhensila solli bashkëpunimin “Emrin Tim” me MC Kreshën, dhe 4 ditë pas lansimit numëron mijëra klikime në YouTube.
Nga studio e madhe e Big Brother, gazetarja Gresa Nitaj ka ndarë me publikun se çfarë pritet të ndodhë sonte në shtëpinë më të famshme në vend.
Përveç se do të zbulohet data e finales së madhe të spektaklit, ajo ka treguar se dasma do të jetë temë kryesore diskutimi, ku do të zbulohet një pjesë e prapaskenave.
“Sonte do të ketë përballje mes Elijonës, Benitës dhe Klodit. Kërshëria do të rritet pasi zbulohet data e finales. Benita dhe Klodi do të përballen me njëri-tjetrin, ndërsa do të ketë përballje edhe mes Elijonës dhe Ludos”, tha Gresa.
Përballjet dhe zbardhja e datës së finales premtojnë një natë dramatike dhe emocionuese.



