LajmeRajon

Berisha: Rama nuk do zbatojë vendimin e gjykatës për Ballukun

Atë që e quajti monolog të kryeministrit Rama, Sali Berisha e lexon si vendim të kreut të qeverisë për të mos zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen Balluku.

“Edi Rama, në panik dhe i fantaksur, u zotua para jush në mënyrën më të papërgjegjshme se ai nuk do të përfillë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mbasi, sipas tij, nuk ka ndodhur kurrë që një ministër të pezullohet nga gjykatat. Ky është një mashtrim i madh sa vetë Edi Rama. Në rajon, në Europë dhe në botë, gjykatat kanë pezulluar jo vetëm ministra, por edhe kryeministra”.

Berisha thotë se Rama ka hallin nga pezullimi i tij.

“Sot, në monologun e tij, ai kërcënoi edhe Europën. I tha se alternativa e vetme për Shqipërinë në Europë jemi ne, hajdutët e mëdhenj, ne që asgjësojmë shtetin ligjor dhe nuk njohim ligj e as Kushtetutë. Mirëpo nesër, sipas mediave, ai është thirrur pikërisht për t’i komunikuar vendimin që është marrë, në rast se ky pengon sistemin e drejtësisë dhe veprimtarinë e tij”.

Sipas Berishës, është i paprecedent qëndrimi dhe vendimi i Ramës për të asgjësuar shtetin ligjor me një grusht shteti brenda shtetit. Për këtë, ai ftoi qytetarët të marrin pjesë masivisht në protestën e 10 shkurtit, të cilën e quajti një kryengritje paqësore.

“Ndaj dhe ju ftoj të marrim në dorë fatet e Shqipërisë, t’i qëndrojmë ligjeve dhe Kushtetutës së vendit, si rruga e vetme e integrimit të Shqipërisë në BE dhe si rruga e vetme për rivendosjen e shtetit ligjor, ligjit dhe Kushtetutës në Shqipëri”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close