LajmeMaqedoniTopLajm

Kreu i BDI Ahmeti mban mbledhjen e parë me degën e re të Kërçovës

Sot, 07.02.2026, u mbajt mbledhja e parë me Liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, dhe kryetarin e ri të degës së BDI-së në Kërçovë, Dr. Arlind Sejdini, në prani të aktivistëve të
BDI-së.

Në këtë takim u konfirmua njëzëri përkrahja e plotë e aktivit partiak për Kryetarin e Degës, duke shprehur unitet, përgjegjësi dhe gatishmëri për angazhim të përbashkët në funksion të riorganizimit dhe avancimit partiak në degën e BDI-së – Kërçovë. Gjithashtu, në kuadër të riorganizimit dhe fuqizimit të strukturave, u njoftua për procesin e organizimit të ri të nëndegëve në të gjithë territorin e Kërçovës. Ky proces synon rritjen e efikasitetit,
përfshirjes dhe koordinimit më të mirë të aktiviteteve në çdo lagje dhe vendbanim, ku unanimisht u vlerësua se në afat prej 30 ditëve të mbahe kuvendet e nëndegëve dhe kuvendi i degës.

Aktivi i BDI-së në Kërçovë shpreh falënderim dhe konsideratë ndaj çdo anëtari dhe përkrahësi të përkushtuar  ndaj parimeve dhe programeve politike, të cilat gjithmonë janë në shërbim të çdo qytetari në vendin tonë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close