LajmeMaqedoniTopLajm

Sekuestrohen 40 ton drogë në Maqedoni të Verut, policia vazhdon aksionin në rajonin lindor

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar sot se është duke u zhvilluar një operacion në shkallë të gjerë, në kuadër të të cilit është sekuestruar një sasi e madhe marihuane. Rreth nëntë ton marihuanë dhe mbi 1.300 shishe vaj kanabisi të prodhuar (gjysmëprodukt) u gjetën dhe u sekuestruan nga një person juridik në Shkup. Mbi 31 ton marihuanë dhe biomasë u sekuestruan nga persona juridikë në rajonin lindor, tha zëdhënësi i policisë Goce Andreevski.

Nga MPB japin detaje për zgjerimin e aksionit edhe në subjektet tjera juridike që kanlë licencë për kultivimin e bimëve narkotike për qëllime mjekësore. Të njëjat kanë keqëpëdorur autorizimet ligjore ato duke transportuar me mijëra ton drogë drejt Serbisë.

”Në koordinim me Administratën Doganore dhe Komisionin kompetent për kontrollin e këtij lloj aktiviteti nga Ministria e Shëndetësisë, janë kryer kontrolle në disa subjekte juridike, aktiviteti kryesor i të cilave është kultivimi i bimëve pikante, aromatike dhe medicinale dhe bimëve për përdorim në farmaci, dhe në koordinim me një prokuror publik nga Zyra e Prokurorit Publik për Parandalimin e Trafikimit të Drogës, po ndërmerren masa dhe aktivitete për të vërtetuar faktet nëse marihuana e sekuestruar së fundmi në Republikën e Serbisë ka origjinë nga vendi ynë”, tha Andreevski

Duke pasur parasysh se njëri nga të dyshuarit dhe personat e ndaluar në Republikën e Serbisë është pjesë e strukturës së pronësisë së personit juridik nga Shkupi, siç tha ai, “u kryen kontrolle dhe verifikime të hollësishme mbi sasinë e gjetur në personin juridik dhe dokumentacionin e plotë të gjetur në ambientet e personit juridik”.

“Bazuar në dokumentacionin e gjetur nga Komisioni i Ministrisë së Shëndetësisë u hartua një raport, në të cilin u gjetën një sërë parregullsish në funksionim dhe një mosrespektim i madh i sasive që personi juridik posedon, prodhon, siguron dhe asgjëson. Duke pasur parasysh parregullsitë e gjetura dhe pas një njoftimi të paraqitur nga Prokurori publik kompetent, sasia e plotë e marihuanës së gjetur u hoq nga ambientet e personit juridik. Gjithashtu u kryen kontrolle në disa persona juridikë në rajonin lindor, ku komisioni kompetent konstatoi gjithashtu parregullsi dhe mosrespektim të sasive që personat juridikë posedojnë, prodhojnë, sigurojnë dhe asgjësojnë, pas së cilës sasia e gjetur u konfiskua”, tha Andreevski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close