LajmeSport

Mbrëmje magjike, hapet Olimpiada Dimërore “Milano-Cortina 2026”! Lara Kolturi mban flamurin e Shqipërisë

Me një ceremoni madhështore, e cila për herë të parë në histori mbahej njëkohësisht në dy vende të ndryshme, në Milano dhe në Kortina, ka ngritur dje zyrtarisht siparin edicioni i 25-të i Lojërave Olimpike Dimërore.

Ndërkohë, në Kortina bënte shumë ftohtë dhe ekipet kishin marrë masa mbrojtëse: Kanadaja parakaloi me një batanije të kuqe mbi shpatulla, Republika Çeke me pantallona të shkurtra, por me çorape të trasha dhe shumëngjyrëshe, Argjentina me një pallto të gjatë dhe të trashë blu të hapur… ndërsa Kina me një shall… të mbushur. Në Kortina u valëvit edhe flamuri kuqezi gjatë parakalimit të delegacionit shqiptar. Shqipëria përfaqësohet këtë vit nga katër skiatorë: Lara Kolturi, Deni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Ishte Lara Kolturi sportistja që mbajti flamurin shqiptar në Kortina. Milano u bashkua me Kortinën, stadiumi u shndërrua dhe rrethet u shumëfishuan, duke përqafuar territorin deri sa ribënë emblemën e Lojërave.

Ceremonia e shpërndarë shfaqet kështu si një premtim: vetëm nga takimi i botëve të ndryshme mund të lindë harmonia, e aftë të bashkojë popuj, vende dhe breza. Qyteti dhe mali vëzhgojnë njëri-tjetrin, përballen, kërkohen: dy botë të dallueshme që gjejnë një ritëm të përbashkët. Ky segment rrëfen takimin mes dy qyteteve pritëse të Lojërave. Nën tingujt e një violine dhe fjalët e poezisë “L’Infinito” të Xhakomo Leopardit, veprimi skenik u shndërrua në metaforë të kohës sonë. Qyteti dhe mali, njerëzimi dhe natyra, urbanja dhe e lashta hyjnë në dialog për t’i dhënë formë një ekuilibri të ri.

Me yje të sportit, muzikës apo kinematografisë, mbrëmja e djeshme ishtë një magji e vërtetë, e denjë për një ngjarje kaq presitigjioze. Tashmë do të jetë radha e garave dhe e medaljeve, me ekipet dhe sportistët që do të japin më të mirën e tyre në një veprimtarinë më të të rëndësishme të sporteve dimërore. Duke u ndalur të historia, “MilanoCortina 2026”, janë edicioni i 25-të i Olimpiadës Dimërore. Në vitin 1986, IOC vendosi që nga viti 1994 Lojërat Dimërore dhe Verore të zhvilloheshin në vite të ndryshme. “Lillehammer 1994” ishte edicioni i parë që nuk u mbajt në të njëjtin vit me Lojërat Verore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close